U arrestua për konsumim të kokainës, gjykata merr vendimin për Stresin

Mediale Vip

U arrestua për konsumim të kokainës, gjykata merr vendimin për Stresin

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:54
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi” ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës, pasi u arrestua pak ditë më parë në një lokal në kryeqytet duke konsumuar kokainë.

Gjykata ka vendosur ta lirojë Stresin, ndërsa me kërkesë të Prokurorisë u vendos masa “detyrim me paraqitje”.

Gjatë dëshmisë së tij Stesi ka pranuar se ka qenë duke konsumuar kokainë, por duke thënë se lënda narkotike nuk ishte e tij.

Dy vite më parë, pasi u arratis nga Komisariati numër 3 në kryeqytet, Stresi u arratis nga dhoma ku mbahej i izoluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat