"Racizmi është më i gjallë se kurrë, kam frikë për fëmijët e mi"

Mediale Vip

"Racizmi është më i gjallë se kurrë, kam frikë për fëmijët e mi"

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:14
Charlize Theron

Ylli i Hollywoodit, Charlize Theron, ka shfaqur shqetësim për rritjen e racizmit në SHBA, duke thënë se ka disa vende në të cilat nuk guxon të udhëtojë.

Nëna e dy fëmijëve të adaptuar, ka folur për revistën "Elle", që do të dalë në muajin maj.

40-vjeçarja fituese e çmimit Oscar thotë se ka frikë nga racizmi që është gjithnjë e në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

"Unë nuk e di se çfarë të them në lidhje me ndryshimin e pushtetit në Amerikë. Por racizmi është i gjallë dhe shumë më tepër se sa mendojnë njerëzit, "tha ajo. 

Theron pohon se ka disa vende në SHBA ku nuk guxon të udhëtojë më. 

"Nuk do ta mohojmë më. Duhet të jemi me zë të lartë. Ka vende që më ofrojnë një punë, por nuk duhet të shkoj. Unë nuk do t'i çoj fëmijët e mi në pjesë të caktuara të Amerikës, "tha Theron, transmeton KosovaPress. 

Charlize tani është një nënë e vetme, dhe ndërsa ajo merret me fëmijët e adoptuar.

“Kam ditë të këqija kur bëj gabime. Sigurisht, ata gjithmonë zgjedhin momentin më të keq. Kjo është shumë për një person. Por, pas gjashtë vitesh me dy fëmijë, nuk ka ditë që më vjen keq që i kam adaptuar," tha ajo, duke shtuar se nuk e di se çfarë do të bënte pa ndihmën e nënës së saj në rritjen e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat