Ekskluzive, doli në shitje numri më i ri i revistës “Kosovarja” në Europë

Mediale Vip

Ekskluzive, doli në shitje numri më i ri i revistës “Kosovarja” në Europë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:38
Kopertina e revistës "Kosovarja"

Ekskluziviteti i këtij numri të revistës “Kosovarja”, që doli në shitje në Europë është intervista me këngëtaren e mirënjohur Engjëllusha Salihu, vajzën e këngëtares së madhe shqiptare Shyhrete Beluli.  Engji na flet ekskluzivisht në këtë intervistë se si ka filluar karriera e saj, cilat janë planet e saj për këtë vit, kush është Engji jashtë muzikës, a është e dashuruar. Poashtu brenda këtij numri ka tema, intervista e shkrime nga më të ndryshmet të cilat i kemi sjellur ekskluzivisht vetëm për lexuesit e revistës “Kosovarja”.

“Kosovarja”: Engjellusha si po ju ecin planet dhe projektet qe i keni planifikuar?

Engjëllusha Salihu: Projektet që i kemi planifiku po shkojnë shumeë mirë fal zotit. Qysh prej përfundimit të xhirime teë vitit të ri kam qenë e angazhuar me punë, por gjatë kësaj kohe kam mendu mirë se çka do të jetë kënga e radhës. Siç e kam paralajmeruar kënga e re është çështje ditësh të publikohet, ndërsa tjetra këngë pritet të dal diku në muajin prill ose maj varësisht sa do marrë kohë për realizimin.

Personazhet e njohur shqiptarë që shumica ua di emrin gabim

Emrat shqiptarë zakonisht janë të veçantë, por kjo nuk do të thotë që kemi të drejtë të mos i themi apo të mos i shkruajmë siç duhet. Megjithatë ndodh që shpesh heqim apo shtojmë një shkronjë duke i quajtur njerëzit me një emër që nuk është i tyre. Një dukuri e tillë bie më shumë në sy kur personazhet janë të njohur.Disave prej tyre iu duhet të saktësojnë vazhdimisht emrin me shpresën që në mendjen e publikut, por dhe të kolegëve do të ngulitet emri i saktë…Po i ndihmojmë pak dhe ne duke ju treguar si quhen në të vërtetë disa nga personazhet e njohur shqiptarë, që shumica ua ngatërrojnë emrin.

Plot këngë për dashurinë erdhën në shkurtin e dashurisë

Sikur i kishin menduar mirë jo vetëm për të qenë këngë dashurie por për të ardhur në ditën e të dashuruarve 14 shkurt, apo në tërë muajin që njihet si i të dashuruarve. E kështu disa nga këngëtarët e njohur shqiptarë sollën vërtetë këngë të bukura, të paktën shumica prej tyre dedikuar dashurisë, megjithëse brenda teksteve të tyre lexoje vetëm tradhëti, apo jo dashuri të pastër. Kujtojmë një duet që jo vetëm erdhi në atë ditë por u bë një hit vetëm për pak orë, e ende vazhdon të dëgjohet me të madhe.

Pse e zvogëluan gjoksin VIP-at e estradës shqiptare

Tashmë operacionet plastike nuk janë më ‘tabu’ e aq më tëpër të rrallë, sidomos kur bëhet fjalë në botën e shoëbizit shqiptar. Disa e kanë pranuar që kanë realizuar një ndërhyrje të tillë, disa janë përfolur por mohuar, e disa të tjera kanë bërë ndërhyrje për ta zvogëluar atë.

Femrat VIP shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur

Në të gjithë botën njihet tendenca e personazheve VIP për të krijuar histori dashurie më të tjerë personazhe të njohur, të cilët janë të aftë të kuptojnë botën e tyre dhe impenjimet prej VIP-ash. Por duke qenë vende relativisht të vogla, është e natyrshme që ndonjëherë të njëjtët personazhe të kalojnë nga një VIP tej një tjetër. Me histori të vjetra apo ende në vazhdim, ja cilat janë 13 vajzat e famshme shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur. Lidhja me biznesmenin e famshëm Krenar Çoçaj ka qenë lidhja e parë publike për Dafina Zeqirin. Por dyshja i dha fund marrëdhënies vite më parë dhe prej të paktën dy vitesh, Çoçaj është në krah të moderatores Luana Vjollca, lidhje ende e pakonfirmuar prej çiftit.

Intervistë familjare me deputeten e NISMA Socialdemokrate, Valdete Bajrami

Të pa thënat për deputeten Valdete Bajrami

Modestia, sinqeriteti, edhe krenaria e bëjnë të ndihet krenare për vetën e saj, e kjo është deputetja e partisë “NISMA Socialdemokrate”, Valdete Bajrami, e cila vjen me një rrëfim ekskluziv për revistën “Kosovarja”.  Bajrami na rrëfen për të pa thënat e jetës së saj, sa udhëton me bshkëshortin e saj, cili është vendi më i pëlqyer, sa lexon, çfarë është për të politika, cilat kanë qenë emocionet më të veshtira në politikë e shumë të tjera.

Magirona 12 vjeçare që i këndoi bukur Reçakut

“Dëshira ime është të bëhem mjeke ose avokate, por edhe me muzikë do të merrem”

Ka gjithsej tetë këngë ku katër prej të cilave i ka realizuar me klipe, ajo është një e ardhme e sigurt në muzikën shqiptare pasi posedon një zë vërtetë të bukur.

Cilat janë lidhjet e pakonfirmuara të showbiz-it shqiptar?

Disa njerëz preferojnë që historitë e tyre të dashurisë t’i ndajnë me të gjithë. Ndërsa disa të tjerë, gjithmonë janë hermetikë për sa i përket historive të dashurisë. Ne në fakt  do të flasim për grupin e dytë, “ata që nuk tregojnë asgjë për jetën e tyre private”. Ka disa çifte të njohura shqiptare, që edhe pse kapen mat në shoqërinë e njëri-tjetrit, jo si dy miq, po si partnerë, sërish nuk e konfirmorjnë lidhjen e tyre. Ata me siguri kanë zgjedhur që ta shijojnë në heshtje dashurinë e tyre. Ata nuk fshihen pasi komentojnë shpesh në profilet e njëri-tjetrit në Instagram, por gjithsesi haptazi nuk e kanë pranuar asnjëherë se janë në një romancë. Se për cilët çifte po flasim, shikoni fotot e mëposhtme.

Rrëfim i vërtetë

Vdekja më mori nga duart një engjëll

E para, për t’ju treguar se edhe me anë të Facebookut mund të njohësh njerëz shumë të mirë e të krijosh lidhje që ia vlejnë dhe e dyta, për të treguar se si është e shkruar që disa njerëz si puna ime të mos gëzohen kurrë.

Unë që po ju shkruaj jam një burrë 45 vjeç që jetoj në Angli. Kam shumë vite këtu e tashmë jam stabilizuar mirë. Kam dy djem të rritur sepse jam martuar i vogël. Djalin e madh e kam në Akademi dhe tjetrin, në një kolegj. Janë djem të mirë e të urtë. Kam disa vjet që jam ndarë nga gruaja. Të them të drejtën, ndoshta gabimi qëndron tek unë që jam pak më shumë se ç’duhet xheloz. E di se i kaloj caqet, por ç’të bëj? Nuk mund të ndryshoj! Ajo, tashmë, është martuar me një anglez dhe jeton shumë mirë (nga ajo që më kanë thënë djemtë kur i takoj, se unë nuk e takoj asnjëherë), mirëpo kjo është histori e shkuar e nuk dua të flas për të me ju sepse nuk dua ta kujtoj aspak...

3 gjëra të rëndësishme që kërkon ai në shtrat (dhe nuk i dije)

Jo, në fakt nuk është një shkrim që tregon teknikat seksuale, por disa sekrete mashkullore që ata nuk i gjejnë në përgjithësi nëpër revista apo faqe të ndryshme në internet. Por edhe sepse ata, në përgjithësi, nuk duan t’i tregojnë ‘të fshehtat’. Këto tri pika kyçe nuk kanë të bëjnë as me truket, këshillat apo kënaqësitë seksuale, madje as për rolin e udhëheqësit në krevat (edhe pse kjo temë tingëllon e këndshme në parim). Këto janë këshilla serioze për një marrëdhënie, madje nga ato që shumë femra i ndeshin çdo natë me partnerët e tyre, por kanë frikë t’i pranojnë. Dhe nëse ia plotëson dëshirën partnerit çdo natë, do të ndryshosh të gjithë jetën dinamike seksuale, madje intimiteti mund të shkojë deri në nivele shumë të larta kënaqësie.

Oriz me perime

Kur vjen puna tek pjatat e thjeshta dhe të shijshme, shumicës i shkon mendja tek orizi. E pëlqyeshme dhe e dëshirueshme në tavolinë, kjo është receta që ju propozojmë sot.

Përgatitja: Priteni karotën në kube dhe qiteni në tenxhere me ujë të valuar. Pas pesë minutash shtoni misrin e ngrirë dhe bizelen, degën e kanellës dhe zieni 15 minuta. Derisa perimet të zihen, në një tenxhere tjetër zieni orizin. Në vajin e ngrohur fërgoni qepën, shtoni orizin e zier, perimet e kulluara, specin e prerë përsë gjati, kripën dhe piperin dhe të gjitha përzieni mirë.

Për më shumë ju urojmë lexim të këndshëm në numrin më të ri të Kosovares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat