“Je gati për skenën ku do puthemi?”, ja si i përgjigjet modeli Encës

Mediale Vip

“Je gati për skenën ku do puthemi?”, ja si i përgjigjet modeli Encës

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:38
Enca dhe Pierluigi

Që në momentin që u publikua, videoklipi i këngës “Dua” bëri bujë. Disa e kritikuan, disa e pëlqyen, por në fund pati edhe shumë sukses duke shkuar në 8 milionë shikime deri tani në kanalin e “Youtube”-it.

Siç edhe Enca e ka thënë, një nga pjesët më kulminante të videoklipit është skena kur këngëtarja ndodhet në shtrat me modelin spanjoll.

Por përpara se të xhiroheshin këto skena erotike, Enca dhe Pierluigi kanë bërë një video të cilën këngëtarja e ka postuar sot.

“Jemi gati për të xhiruar skenën ku do puthemi dhe prekemi. Je gati? Mendon se do dalë mirë? Mendon se do jetë e çuditshme?”, e pyet Enca modelin.

Pierluigi shihet i vënë në siklet teksa kthen përgjigje të shkurtra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat