Aida Troka rikthehet në ekran. Në “Pasdite në Top Channel”, banorja e “Big Brother Albania 2” ka rrëfyer jetën e saj pas kaq shumë vitesh.
“Big Brother është eksperiencë e rrallë. Të jetosh me shumë njerëz në një shtëpi tjetër është e çuditshme. Çdo gjë që përjetoje aty, ishte e re. Nuk e bëra për famë, them se ishte mosha”, tregon Aida.
Ish-banorja thotë se para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka qenë financiare në disa kompani. “Pas Big Brother, u fokusova në menaxhim e drejtim, jo në financë”, shprehet Aida.
Ajo thotë se Big Brothet i ka dhënë vetëm gjëra pozitive.
“Kam fituar miq nga nga ajo eksperiencë, njohje pafund. U bëra e famshme kur dola dhe kjo gjë më shijoi. Për të humbur nuk kam humbur asgjë. Kam marrëdhënie të mira me banorët dhe takohemi, por sigurisht që jo shpesh”, deklaroi Aida.