Beauty Lil: “Muzika më mungon pasi që e dua shumë, por kam zbulu diçka që po më pëlqen”

Mediale Vip

Beauty Lil: “Muzika më mungon pasi që e dua shumë, por kam zbulu diçka që po më pëlqen”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 18 prill 2018 Në ora: 14:10
Beauty Lil

Ajo u komentua vite më parë si një artiste mjaft atraktive dhe me një stil unik që në atë kohë pak kishte femra të tilla të guximshme në skenën shqiptare. Megjithëse sot ajo nuk merret me muzikë por beson në atë thënien “Kurrë mos thuaj kurrë”, pasi nuk i dihet edhe mund ti rikthehet muzikës. Po flasim për Lil Vlora siç e kemi njohur në muzikë, por tashmë fama e saj me sallonin e saj të bukurisë në Zvicër ka marrë dhenë, madje deri në Amerikë.

Në një rrëfim për gazetën tonë Beauty Lil na tregon për punënë e saj këtë pasion që i është rikthyer në profesion, por edhe flet për klientët e saj VIP, madje na tregon se cila femër e njohur shqiptare është yll edhe pa ndërhyrje. Për më shumë ju ftojnë të lexoni intervistën më poshtë!

“Bota sot”: Përshëndetje si jeni dhe uroj të mos ju marrim kohën e punës?

-Faleminderit shumë mirë po ju?

“Bota sot”: Tani më duket se nuk duhet të të thërrasim më Lil Vlora vetëm Beauty?

-Po bën edhe veq Lil (Qesh). Për muaj njëjtëg ska problem.

“Bota sot”: Domethënë se muzika ishte një pasion i së shkuarës dhe kaq?

-Te unë kurrë si dihet, prandaj s’mund të them se ishte vetëm e shkuara.

“Bota sot”: Të mungon ajo kohë kur ti këndojë madje dhe jo pak ishe edhe në media kudo për stilin tënd interesant?

-Muzika më mungon pasi që e dua shumë, por kam zbuluar diçka që më pëlqën. Edhe kjo që kjo që bëj tash e kam si hobby shumë. “

Bota sot”: Le të flasim pë sallonin si po ecën? -Shumë mirë dhe jam tepër jam e kënaqur. “

Bota sot”: Tani themi se ky është profesioni yt më i dashur? -Po shumë e vërtetë pasi që e bëra nga hobby që e kisha tash në profesion.

“Bota sot”: E vërtetë që aty vijnë shumë ViP shqiptarë?

Po cilët kanë kaluar nga aty? -Po janë disa që edhe mund t’i përmend, por edhe asi që s’mund pasi ata janë klientë e nuk duan shumë që të flasim për to.

“Bota sot”: Por dhe të huajt frekuentojnë sallonin tënd?

-Po kam edhe yje te huaj të cilët vijnë te ne.

“Bota sot”: Cilët janë klientët më të mirë?

-Krejt janë të mirë për ne.

“Bota sot”: E vërtetë që dhe personazhë të huaj e ndjekin punën tënde? Sic ishte rasti i doctorit të familjes Kardashian?

-Po me gjithë se kurrë s’kisha besuar që ai do të dije kush është “ Beauty Lil” apo që të shikonteme story-t emia, dhe më ka dëshiruar shumë fat, madje dhe më ka shkruar shumë mirë je veç vazhdo, e jam shumë e lumtur për këtë.

“Bota sot”: Mendon një ditë puna jote të shihet edhe te yjet e Amerikës?

-Po pse jo!

“Bota sot”: Më thuaj nje personazh shqiptar që duhet patjetër të rregullohet te ti e një që mendon është yll edhe pa ndërhyrje?

-Oh ju kisha thënë disave por me emra sdua ti përmend. Yll për mua është BabyG, Edhe s’ka kurrfarë ndërhyjre përveç buzët që ja kam bërë unë shumë pak, ajo është tepër yll.

“Bota sot”: Ju tashmë jeni dhe një nënë dhe një bashkëshorte e mirë, na prezanto pak familjen tuaj?

-Kjo le të mbetet private.

“Bota sot”: Nëse edhe një herë do të rikthehesha nga e para do ta nisje me muzikë?

-Po gjithsesi! Po vendlindja të mungon dhe a e viziton shpesh? - Pasi që edhe në Prishtinë tani punoj është ok, dhe kur vij pa më shpesh nuk e djejë mungesën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat