Dy muaj të fejuar, Stresi i bën dedikimin prekës partneres së tij

Mediale Vip

Dy muaj të fejuar, Stresi i bën dedikimin prekës partneres së tij

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:48
Stresi dhe Kejsi

Reperi i njohur Stresi, i cili përfshihet shpesh në probleme të shumta, para dy muajsh shpalli fejesën me vajzën bukuroshe nga Tirana, Kejsin. Madje ai duket më së i lumtur në krahët e partneres së tij, ku vazhdimisht publikon fotografi me të në “Instagram”.

Së fundmi, në një dedikim për të fejuarën, Stresi i ka lënë të gjithë me gojë hapur. Çifti sot bën dy muaj bashkë të fejuar, e për këtë reperi ka vendosur t’i thotë disa fjalë publikisht të fejuarës.

Në profilin e tij në “Instagram”, në një foto me Kejsin ku duken duke ndërruar unazat, Stresi shkroi: “Sot 2 muaj ndrruam unazat sot dy muaj jeta jone mori krejt nje hap tjeter dhe nje mission qe me dëshiren e të madhit zot te jetë perjetë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat