Gwyneth Paltrow shfaq unazën e martesës

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow shfaq unazën e martesës

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:56
Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk

Gwyneth Paltrow u ka dhënë fund thashethemeve për një kurorëzim sekret, duke shpalosur unazat e martesës në premierën e “Head Over Heels” në San Francisko.

Aktorja fituese e çmimit Oscar kishte të vendosur një unazë të artë në të cilën ishin të gravuara inicialet e saj dhe të bashkëshortit Brad Falchuk. Kjo unazë ishte më e thjeshtë krahasuar me atë të fejesës, që kishte kushtuar 500 mijë dollarë.

Dyshja i kane thënë po njeri tjetrit gjatë vikendit. Ata janë njohur që nga viti 2010 kur edhe kishin realizuar projektin e parë së bashku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat