Emina gati për të zbuluar gjininë e fëmijës, por ndjekësit konfuzohen më shumë se kurrë!

Mediale Vip

Emina gati për të zbuluar gjininë e fëmijës, por ndjekësit konfuzohen më shumë se kurrë!

Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:23
Emina Cunmulaj

Edhe pak javë e ndajnë Emina Cunmulaj nga fundi i pritjes së ëmbël. Nënë e dy vjeçares, Ella, Cunmulaj po shijon si duhet shtatzëninë e dytë. Ajo i ka mbajtur ndjekësit në rrjetet sociale shumë pranë këtij përjetimi, duke postuar herë pas here foto e video për të rrëfyer diçka më shumë mbi këtë periudhë të artë. Madje, pak kohë më parë, disa nga fansat e kritikuan pikërisht për këtë fakt, duke i thënë: ‘Boll më me postime shtatzënie!’, reagime për të cilat Emina e pati një përgjigje.

Megjithatë, edhe pse dimë shumë për modelen në këtë fazë të jetës së saj, ende nuk jemi njohur më një ndër informacionet më të rëndësishme: vajzë apo djalë? Së fundmi, Emina ka publikuar një imazh ku shihet me tollumbace rozë në duar. A nuk është kjo mënyra ideale për të deklaruar gjininë e fëmijës? “Duke shijuar këto pak javë të mbetura, deri sa të takoj të voglin tim. Këto janë tollumbacet nga ditëlindja e Ellas”, ka shkruar Emina, duke na lënë të kuptojmë se nuk duhet të nisemi nga ngjyra e dekorimeve, për të dalë në përfundime mbi gjininë e bebit.

Disa nga komentuesit, gjithsesi këmbëngulin se Cunmulaj është në pritje të një djali, pasi sipas tyre modelja e vendos ngjyrën blu kudo në fotot që poston. Sa për Eminën, deri më tani ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë temë. Mesa duket, gjithçka do ta mësojmë vetëm pas lindjes së bebit. Sa e fshehtë, Emina!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat