E preferuara e babit, por në gjurmët e së ëmës/ Ju prezantojmë me veshjet e dizenjuara nga Harper Beckham!

Mediale Vip

E preferuara e babit, por në gjurmët e së ëmës/ Ju prezantojmë me veshjet e dizenjuara nga Harper Beckham!

Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:59
Familja Beckham

Familja Beckham vijon të jetë më e bashkuar se kurrë. Me Victoria-n të angazhuar në biznes dhe ndaj fëmijëve dhe David që shihet gjithnjë e më shumë pranë të vegjëlve të tij, në pamje të parë (të paktën) çifti i famshëm duket se po shijon kohët më të bukura pranë njëri-tjetrit. Dhe, siç e dimë, në shtëpinë Beckham ka një protagoniste dhe ajo nuk është Vic…

Harper mbetet e preferuara e të gjithëve. Ndonëse më e vogla në moshë, vogëlushja ka arritur të rrëmbejë zemrat dhe vëmendjen e plotë të meshkujvë të shtëpisë. E sa për David, mund ta themi me siguri që Harper është pika e tij e dobët. Duke qenë se erdhi në jetë pas tre djemve, edhe vëllezërit e duan dhe e shohin me po aq përkushtim Haprper. Por, ja që 6-vjeçarja ka nisur rrugëtimin në gjurmët e së ëmës. Nuk ndodh shpesh që një vajzë në këtë moshë të dizenjojë veshje, ndërsa Harper vërteton të kundërtën.

Ajo ka realizuar disa krijime për kukullat e saj, brenda së cilave gjendet i stampuar emri i Harper. Padyshim që Victoria është ndjerë më krenare se kurrë, e nuk ka kursyer fotot në Instastory. Madje, me humor ajo ka postuar edhe një imazh të djemve, ku shihet Brooklyn me një nga kukullat e së motrës në dorë. Vështirë të themi se nuk e dimë që tani se çfarë do të bëhet Harper kur të rritet…!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat