I dashuri i propozon modeles në sfilatë

Mediale Vip

I dashuri i propozon modeles në sfilatë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:23
Nicole Kaspar dhe Chad Stapleton

Java e Modës në New York u shndërrua në një spektakël të vërtet kur i dashuri i modeles Nicole Kaspar i propozoi martesë në sfilatë.

Kaspar ishte modelja e fundit që po prezantone koleksionin e “Watters” Pranverë/2019 dhe e kishte nisur sfilatën si çdo tjetër, mirëpo nuk ishte e zakonshme.

“Unë duhej ta shoqëroja dizajnerin Elias Gutierrez për parakalimin e fundit dhe kur u ktheva ai më kapi për dore dhe nuk me lëshoi” ka shpjeguar modelja momentin e befasisë.

Ajo fillimisht mendoi se ishte një gabim skenik por shpejt e kuptoi se ishte i dashuri i saj, Chad Stapleton që po i propozonte martesë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat