Jennifer Lopez flet për vështirësitë në karrierë, Luana Vjollca i lë këtë koment

Mediale Vip

Jennifer Lopez flet për vështirësitë në karrierë, Luana Vjollca i lë këtë koment

Më: 21 prill 2018 Në ora: 08:19
Luana Vjollca dhe Jennifer Lopez

Jennifer Lopez është shpallur si një ndër 100 personat më influencues në botë, sipas revistës “Time”.

Diva e muzikës pop ka pozuar për kopertinën e revistës dhe duket thjesht fenomenale në foton që ka publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Këngëtarja me famë botërore ka publikuar gjithashtu edhe një video ku flet për vështirësitë në karrierë dhe sesi ka dashur gjithmonë që të jetë një vajzë dhe jo të definohet për nga origjina e saj spanjolle.

“Nuk kam lënë asnjeri të më vendosë në një kuti dhe të më thotë ‘bëj këtë’, ‘mos bëj atë”, shprehet JLO.

Janë me mijëra komentet që JLo ka marrë, por ajo që bie më shumë në sy është komenti i moderatores shqiptare, Luana Vjollca.

Kjo e fundit është dakord me faktin që Jennifer është një nga femrat më influencuese ndërsa i lë dhe një koment mbështetës: “Kaq e vërtetë”, dhe disa emoi zemër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat