Mihrije Braha tregon historinë e jashtëzakonshme gjatë luftës...

Mediale Vip

Mihrije Braha tregon historinë e jashtëzakonshme gjatë luftës...

Më: 21 prill 2018 Në ora: 09:39
Mihrije Braha

Mihrije Braha është një nga këngëtaret më të hershme të skenës shqiptare, megjithatë dashuria e publikut për të nuk ka reshtur kurrë. Ditën e sotme këngëtarja ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe tregoi gjithçka mbi karrierën dhe jetën e saj.

Në një video mesazh të përgatitur për të, motra e Mihrijes tregoi se këngëtarja është shumë humane, mundohet t’i ndihmojë sa më shumë njerëzit. Pas kësaj Mihrija ka treguar një histori shumë prekëse dhe frymëzuese në të njëjtën kohë. “Ishte koha e luftës kur bombardimet sapo kishin nisur, më telefonuan nga Dukagjini dhe më thanë se një vajzë 7 ose 8 vjeçe kishte bojkotuar ushqimin. Ajo s`kishte më dëshirë të bënte asgjë. I ati kishte dalë në mal. Unë shkova, e takova, folëm dhe iu rikthye dëshira për të vazhduar. Fjalia e parë që i tha të atit në momentin kur e telefonoi i shqetësuar ishte: Babi, unë tani e kam shoqe Mihrije Brahën. Nuk kishte gjë më të bukur. Ajo sot duhet të jetë 26 vjeçe”, – ka treguar këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat