Ish e dashura e Avicii shkruan fjalë prekëse pas vdekjes së tij

Mediale Vip

Ish e dashura e Avicii shkruan fjalë prekëse pas vdekjes së tij

Më: 21 prill 2018 Në ora: 10:10
Avicii

Pas vdekjes së Avicii, ish e dashura e tij ka thënë disa fjalë.

Artisti 28-vjeçar ishte në lidhje me Emily Goldberg për dy vjet dhe tani ajo ka shkruar një mesazh prekës për DJ e ndjerë.

“Eja zemër, mos u dorëzo. Më zgjidh mua, dhe unë do të ofroj dashuri” –  këto janë fjalë nga një këngë që Tim e shkroi për mua. Do doja të kisha jetuar rreth tyre”, ka shkruar Emily në Instagramin e saj.

Ajo vazhdoi: “Për dy vjet ne ishim së bashku, ai ishte shoku im më i afërt dhe mëi mirë. Tani nuk mund ta shohin ariun pa e ditur se nuk do ta shoh më fytyrën e tij. Ju falënderoj të gjithëve për fjalët e mira. Më zgjoni kur gjithçka të mbarojë sepse nuk dua që kjo të jetë e vërtetë”.

Emily postoi edhe disa foto së bashku me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat