Vdekja e papritur e DJ të famshëm, miku i tij shqiptar mesazh prekës: Do mbahesh mend…

Mediale Vip

Vdekja e papritur e DJ të famshëm, miku i tij shqiptar mesazh prekës: Do mbahesh mend…

Më: 21 prill 2018 Në ora: 10:14
Alessio Alia dhe Avicii

Pasditen e një dite më parë bota e muzikës u trondit nga një lajm i hidhur, DJ me famë botërore Avicii ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare.

Vdekja e papritur e tij ka prekur zemrat e shumë fansave kudo në botë. Përveç bashkëpunimit me këngëtaren e famshme shqiptare Rita Ora, një tjetër personazh shqiptar njihej me të.

Është pikërisht modeli i njohur Alessio Alia, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram” ka shprehur ngushëllimet për mikun e tij. “U prefsh në paq vëlla, do mbahesh mend gjithmonë”, shkruan ai bashkëngjitur me disa fotografi të tij me Avicii.

Teksa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së Tim Bergling, DJ të njohur me origjinë nga Suedia, Mediat e huaja raportojnë se prej dy vitesh ai vuante nga një dëmtim në pankreas si pasojë e alkoolit që kishte konsumuar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat