Leonardo DiCaprio në Coachella, por dështon më keq se kurrë…!

Mediale Vip

Leonardo DiCaprio në Coachella, por dështon më keq se kurrë…!

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:19
Leonardo DiCaprio

Coachella tërheq vëmendjen e shumë e shumë yjeve, të cilët shfrytëzojnë orët e lira për të qenë pjesë e eventit. Shumë prej tyre tentojnë të ‘maskohen’ duke u veshur fare thjeshtë ose ndryshe, për të shijuar të qetë atë çka ofrohet për të gjithë. Të njejtin vendim ka marrë edhe Leonardo DiCaprio, por ja që aktori ka dështuar më shumë se kurrë!

Veshur me një xhaketë gri sportive, syze 3D dhe një varëse zinxhiri në qafë, Leo ka pretenduar se nuk do ta njihte askush. Por, ja që ka gabuar. As kapuçi i vendosur në kokë nuk ka mundur të heq vëmendjen nga fituesi i çmimit Oscar, i cili nuk ka qenë i vetëm në Coachella. Leo shoqërohej nga Camila Morrone, modelja që pretendohet të jetë e dashura e re e DiCaprio-s. Të dy janë parë duke u përshtatur më së miri me atmosferën, ndërsa në një çast Camilla i ka hedhur krahët rreth qafës së aktorit. Nuk ka ende një konfirmim mbi lidhjen e tyre, edhe pse në përfundim të mbrëmjes janë parë në një moment romantik, gati-gati duke shkëmbyer puthje.

Tashmë, jemi mësuar me romancat e shumta të aktorit, të cilat përfundojnë sa hap e mbyll sytë. Sa për ‘maskimin’ në Coachella, le të themi se 43-vjeçari nuk qenka fort i mirë në punë të kësaj natyre…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat