Javë më parë kishte bërë bujë në medet rozë lajmi për rrahjen e reperit Fero.
Megjithatë, duket se reperi tashmë është rikthyer edhe më i fortë duke u angazhuar rreth projekteve të reja.
Së fundi, ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku paralajmëron estradën duke thënë “unë vet personalisht Fero kam me rrotullu estradën”.
Ai ka paralajmëruar albumin e ri, të cilin e ka cilësuar si albumin më të mirë në histori të hip-hopit, ai nuk ka dhënë ndonjë datë të lansimit, por ka thënë që mund të publikohet në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit tjetër.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Fero është “S’ka konkurrencë”, këngë kjo në duet me Rinën.