Ja sa ka pasuri Dua Lipa

Mediale Vip

Ja sa ka pasuri Dua Lipa

Më: 22 prill 2018 Në ora: 07:40
Dua Lipa

Dua Lipa ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor botëror duke u bërë kështu një ndër këngëtaret më të popullarizuara.

Këngëtarja e cila është me origjinë nga Kosova, por karrierën e nisi në Londër, me hitin e saj të vitit 2017 “New Rules” arriti që të njihet në gjithë botën.

Sukseset e saj nuk kanë të ndalur, ajo u nominua për shumë çmime në festivale të ndryshme.

Dua filloi karrierën në moshën 16 vjeçare duke publikuar këngë në YouTube dhe pastaj nënshkroi kontratë me Warner Music Group.

Stilet e saj muzikore përfshijnë pop dhe R & B.

Dua Lipa lëshoi albumin e parë deputues  në vitin 2017 i cili arriti vendin e pestë në Britani të Madhe si dhe të tretin në Irlandë.

Kënga “Be the One” ishte e para në Belgjikë,e gjashta  në Australi kurse e nënta në Britani të Madhe.

Dua po ashtu pati sukses edhe me “Hotter than Hell”, “Blow Your Mind (Mwah)” dhe “Scared to be lonely” me Martin Garrix.

“New Rules ” i Dua Lipës arriti në vendin e parë në Britani të Madhe, Belgjikë, Irlandë dhe Zelandë të  Re.

Në Spotify kaloi edhe dy divat e muzikës, Beyonce dhe Taylor Swift duke u bërë këngëtarja më e dëgjuar në këtë platformë në Britani të Madhe për vitin 2017.

E përgjatë karrierës së saj e cila është vetëm në fillim, ajo përveç sukseseve ka arritur të përfitojë edhe para.

Sipas Celebrity Net Worth, Dua Lipa ka pasuri në vlerë prej 3 milionë dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat