Oriola Marashi është modele shumë e komentuar në titujt rozë.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht imazhe të reja.
Oriola e cila është edhe anëtare e “OTR”, ka provokuar rëndë edhe njëherë e veshur me fustan të shkurtër.
Fotografia mori shumë komente, shumë prej tyre me kritika të rënda për përdorimin e fotoshopit.
Kujtojmë që Oriola njihet edhe për marrëdhënie të mira me reperin Noizy, me të cilin ka pasur thashetheme për diçka më shumë se miqësi mes tyre.