Debati që nuk doli kurrë në dritë, Roza Lati dhe Luana Vjollca

Mediale Vip

Debati që nuk doli kurrë në dritë, Roza Lati dhe Luana Vjollca

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:40
Roza Lati dhe Luana Vjollca

E ftuar dje në „Thumb“, Roza Lati ka përmendur një përplasje të dikurshme me Luanën, e cila nuk është bërë mediatike. Rreth dy vite më parë, Roza ishte ftuar në „E diell“ për të folur për idhullin e saj, Marilyn Monroe.

„Tani ti kur e fton personazhin të çmendur pas Marilyn Monroe, më veshin mua si Marylin Monroe, marrin pesë modele si Marilyn Monroe dhe ti para se të ndizet kamera shan Marilyn Monroe, e shau, tha një llaf kështu… Më iku truri mua!“ tregon ajo.

„Ia ktheva Luanës, siç unë di ta kthej. Mua më thanë edhe stafi që Luana nuk ta tha me të keq. I thashë ‘Po ti shan atë? Për ça kam ardhur unë këtu?’ Kur e fton tjetrin për personazhin e t’ja shash, ça pret ti?“ vazhdon ajo.

E pyetur nëse sot flet me Luanën, Roza tha se nuk kanë rastisur të përballen, por nëse ndodh, do t’i japë një buzëqeshje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat