Real 1 dhe Dj Blunt flasin për sherrin me Ledri Vlulën dhe Gjikon

Mediale Vip

Real 1 dhe Dj Blunt flasin për sherrin me Ledri Vlulën dhe Gjikon

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:41
Real 1 dhe Dj Blunt

Sherri mes reperave shqiptarë po bën bujë në mediat rozë.

Ishte Dj Blunt ai që filloi gjithçka përmes disa videove live në rrjetet sociale ku tha se hiti i tij i ri ishte diss ndaj Ledri Vulës dhe Gjikos, madje ai shau rëndë dhe këngëtaren Era Istrefi.

Por, nga një sherr virtual, ai mes djemve të showbiz-it, thuajse përfundoi në një përplasje fizike pasi Gjiko dhe menaxheri Faton Shoshi shkuan menjëherë në shtëpinë e Dj Blunt për t’u përballur me të.

Sot, reperët Dj Blunt dhe Real 1 ishin të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku nuk i kanë ndalur ironitë për reperët. Real 1 kishte veshur një palë shapka për të cilat tha se janë papuce, por jo Gucci duke ironizuar reperin Gjiko.

Të pyetur nga drejtuesi i emisionit se përse sulmuan Gjikon dhe Ledrin reperët thanë se nuk kanë nevojë të flasin për ta.

“Ata janë kikirika dhe ne nuk kemi nevojë të flasim për ta. Ne jemi 200 vjet përpara tyre”, tha Real 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat