Alex Rodriguez tregon se si u dashurua në shikim të parë në Jennifer Lopezin

Mediale Vip

Alex Rodriguez tregon se si u dashurua në shikim të parë në Jennifer Lopezin

Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:12
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

I dashuri i Jennifer Lopezit, lojtari i bejsbolli Alex Rodriguez, kohët e fundit ishte në shfaqjen e Ellen DeGeneresit.

Alex, me të cilin Jennifer ka qenë në kontakt që nga prilli i vitit të kaluar, tregoi se si lindi dashuria mes çiftit të famshëm.

Ai tha se ishte duke dal prej veturës në një parking, kur këngëtarja e kishte prekur ‘rastësisht’ në krah dhe nga ai moment e kishte ditur se diçka do të ndodh mes tyre.

“Ajo më goditi në supe dhe unë u ktheva të shikoja, por më është dashur të kuptoja se për kë bëhet fjalë. Ishte Jennifer, e cila ishte e veshur me xhinse dhe çizme të mëdha”, ka thënë Alex.

” Jennifer është, Jennifer është”, tha ai dhe ishte skuqur nga turpi që nuk e njohu me të parën dhe menjëherë i tha se dukej bukur.

“Ajo ishte aq zbavitëse, ne të gjithë e dimë që ajo është kudo. Pastaj biseduam pak, dhe ajo më tha ‘E keni numrin tim, më thërrisni”, ka thënë Rodriguez duke treguar se po të njëjtën mbrëmje e kishte ftuar për të dal.

Ne kurrë nuk do ta kuptojmë se si një nga çiftet më joshëse të Hollivudit ishin takuar në parking, por kurrë nuk mund ta dini se ku do të gjendet dashuria juaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat