Ups! Foto ‘të nxehta’ të Ornela Vorpsit nga plazhi me bashkëshortin… dhe takimi i fundit me të motrën

Mediale Vip

Ups! Foto ‘të nxehta’ të Ornela Vorpsit nga plazhi me bashkëshortin… dhe takimi i fundit me të motrën

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:35
Ornela Vorpsi

Ornela Vorpsi, e cila prej vitesh jeton jashtë, arriti të marrë një protagonizëm impresionues me rikthimin e saj në Shqipëri.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, nuk ishte ekspozita e saj, sesa deklaratën e guximshme se ajo ishte e dashuruar me Edi Ramën, asokohe pedagogu i saj.

Sot ish-i dashuri i saj platonik, është kryeministër i vendit, prandaj ky pohim ngjalli shumë reagime. Kundërshtarët e Ramës e komentuan këtë deklaratë si diçka të sponsorizuar, si një qokë që po i bëhej Kryeministrit.

Por ne sot duam të fokusohemi te dy aspekte të tjera të jetës së Vorpsit, marrëdhënia e saj me motrën, Laura Vorpsi, dikur zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe jeta e saj private.

Në një intervistë dhënë për “Opinion”, Ornela u shpreh kështu për Laurën:

“Për momentin i kam ndërprerë raportet me të, sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndiej se s’kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën. Unë jam njeri që kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë dhe kur nuk e kam, njeriu nuk më intereson, qoftë edhe motër. Dhe kam zgjedhur të mos kem raporte me të”.

Ndërkohë, rreth tre vite më parë, dukej se Ornela dhe Laura shfrytëzonin çdo moment për të qenë bashkë. Në verën e vitit 2015, Ornela së bashku me burrin dhe vajzën e saj zgjodhën Dhërmiun për të kaluar pushimet, ku me shumë gjasa ishte një moment i mirë për të qëndruar me të motrën Laurën.

Papparazzi asokohe arriti të fotografojë dy motrat bukuroshe ku vihej re se sa shumë kohë shpenzonte Laura me mbesën e saj të cilën tani me siguri nuk ka mundësi ta takojë, sepse motrat nuk flasin më me njëra-tjetrën që prej asaj kohe.

Ornela u shpreh për “PanoramaPlus”:

“Atëherë ne u përqendruam më së shumti te fotot e Laurës, si më e njohur për ambientin tonë, por tani që mori kaq shumë protagonizëm Ornela, iu kthyem këtyre fotove dhe disa prej tyre po i publikojmë për herë të parë. Siç e shikoni, bashkë me motrat, ishte edhe bashkëshorti i Ornelës, për të cilin ajo ka folur në intervistë, duke treguar se ku është njohur dhe si shkon jeta e saj familjare: “Tim shoq unë e kam njohur kur isha mbi një kub.

Ka qenë një disko shumë e madhe, që quhej ‘Vanita’, dyndje njerëzish, mijëra njerëz, kur po merrja diçka për të pirë në një bar, shoh siluetën e tim shoqi dhe nuk doja të lëvizja më. U magjepsa, por doja t’i flisja. Edhe ai, por ishte disi i ndrojtur. Më në fund, erdhi dhe më pyeti: ‘A je e lodhur?’ I thashë që ‘po, jam disi’. Ai punon për stilistin Georgio Armani, më herët për Pradën. Studimet i ka bërë në fushën e dizajnit”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat