Arsyeja përse Emily nuk veshi fustan të bardhë ditën e martesës

Mediale Vip

Arsyeja përse Emily nuk veshi fustan të bardhë ditën e martesës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 08:16
Emily Ratajkowski me burrin e saj

Emily Ratajkowski është një ndër modelet më të famshme momentalisht në botën e modelingut e gjithashtu në atë të showbizit.

Në muajin shkurt ajo papritur vendosi të martohej me shokun e saj të ngushtë Sebastian Bear McClard dhe martesa duket se ka qenë vendimi i duhur për 26-vjeçaren.

Ajo çfarë habiti publikun nga dita e saj e martesës ishte se ajo jo vetëm që nuk veshi fustan të bardhë, por u shfaq me një kostum ngjyrë të verdhë dhe një kapele të zezë të cilat nuk i kalonin shifrat e 200 dollarëve.

Për herë të parë në një intervistë për “Vanity Fair”, Emily zbuloi përse bëri këtë zgjedhje. Bukuroshja u shpreh se gjithmonë e ka pasur të qartë se kurr nuk të vishte fustanin e bardhë në ditën e martesës.

Ajo është një feministe dhe martesën e konsideron njësoj sikur po kujdeset për biznesin e saj dhe për këtë gjë duhet veshje serioze.

“Jam femër me shumë karaktere dhe përvoja në jetë, gjithmonë më ka pëlqyer ideja e një kostumi”, shtoi modelja gjatë intervistës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat