14 vjeçarja Elena Halilaj përfaqëson zërin e Kosovës në Maltë - Bota Sot
14 vjeçarja Elena Halilaj përfaqëson zërin e Kosovës në Maltë

Mediale Vip

E hënë, 20 gusht 2018

14 vjeçarja Elena Halilaj përfaqëson zërin e Kosovës në Maltë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:04
Elena Halilaj

Festivali ndërkombëtar i këndimit "Euro Stars" që do të mbahet në Maltë nga data 25 deri më 30 prill të këtij viti, do të ketë edhe një pjesëmarrëse nga Kosova.

Është kjo 14 vjeçarja Elena Halilaj, e cila do të marrë pjesë në mesin e 17 shteteve dhe 120 pjesëmarrësve në këtë festival të karakterit garues.

Ajo ka pranuar ftesë nga organizatori dhe drejtori i festivalit, Martin DeGabriele i cili e kishte parë atë duke përfaqësuar Kosovën vitin e kaluar ne Ohër në një festival ndërkombëtar të quajtur “Tra La La.

Image
Image

Halilaj ndjek mësimet e solo këndimit dhe violinës dhe është në klasën e tretë të shkollës së muzikës “Amadeus”, ndërsa ndjek edhe mësimet në klasën e tetë në “Don Bosko”.

Ky festival i quajtur “Euro Stars” është një mundësi shumë e mirë për këngëtarët e rinj si dhe një privilegj i rrallë për pjesëtarët e industrisë muzikore.

Të gjithë pjesëmarrësit e festivalit kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, misioni i këtij festivali është përkrahja e talenteve të rinj premtues të cilët dëshirojnë të trajnohen dhe të mësojnë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test