“Kur ti ikën, të gjithë do kërkojnë një të ngjashme”, ky është mesazhi që përloti Adrola Dushin - Bota Sot
“Kur ti ikën, të gjithë do kërkojnë një të ngjashme”, ky është mesazhi që përloti Adrola Dushin

Mediale Vip

E martë, 22 maj 2018

“Kur ti ikën, të gjithë do kërkojnë një të ngjashme”, ky është mesazhi që përloti Adrola Dushin

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:31
Adrola Dushi

Adrola Dushi është një ndër modelet më të përfolura shqiptare. Ajo së fundmi është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po merret me modeling.

Modelja është mjaft e komentuar edhe për jetën e saj private, ku u përfol për divorcin me bashkëshortin, Adisi. “Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do të ngelet mes meje dhe Adisit”, u shpreh Adrola e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Por një ditë më parë, Adrola ka publikuar një foto në “Instastorie”, ku tregonte një mesazh që kishte marrë nga mikesha e saj. Kjo e fundit e ka përlotur modelen me fjalët e ndjera dhe domethënëse që kishte shkruar për të.

“Nuk do të rresht kurrë së thëni se sa me fat jam që të kam në jetën time. Ti je një mrekulli dhe një dhuratë e Zotit. Ti je bekim për të gjithë njerëzit që të njohin, por ajo çka të bën ty personin më të mrekullueshëm në botë, është pikërisht zemra jote që kujdeset dhe i do shumë të tjerët. Ti ke qenë dhe je personi më i mirë që kam takuar gjatë jetës sime. Kur ti ikën, ata do të kërkojnë për një të ngjashme me ty, por kurrë nuk do të gjejnë një si ty sepse ti je rrallë. Njerëzit që nuk u kujdesën për ty, kanë humbur një person për të cilin do të kërkojnë gjithë jetën për ta gjetur. Dhe personat që vërtet kanë humbur janë ata, jo ti. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës”, ka shkruar shoqja e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test