“Tepër bukur” – Rita Ora komplimenton The Weeknd për interpretimin e “Privilege” në Coachella

Mediale Vip

“Tepër bukur” – Rita Ora komplimenton The Weeknd për interpretimin e “Privilege” në Coachella

Më: 23 prill 2018 Në ora: 22:13
The Weeknd

Rita Ora duket se është impresionuar shumë nga performancat e këtij viti në Coachella.

Festivali më i madh në botë i mbajtur në Indi të Kalifornisë mblodhi artistët më të mëdhenj të muzikës.

Ishte top artisti i muzikës RnB, The Weeknd, ai që performoi në natën hapëse dhe që mahniti të gjithë me performancën e tij.

Ai performoi edhe këngët e reja, ku tregoi potencialin e tij vokal, e këtë e bëri sidomos në këngën “Privilege”.

 

unforgettable week, i love you

A post shared by The Weeknd (@theweeknd) on

Projekti i ri nga The Weeknd u mirëprit nga adhuruesit e pranishëm, të cilët ju gëzuan performancës së tij.

Ndërkaq, në videon e publikuar shkëputur nga kjo performancë, The Weeknd ka marrë një koment nga Rita Ora.

“Tepër bukur”, u shpreh Rita në koment të këtij videoklipi.

Edhe Rita Ora ka performuar në festivalin Coachella të mbajtur javë më parë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat