Gold AG reagon për vdekjen e aktori të “O Sa Mirë”: Allahu të mëshiroftë o vllau jem…

Mediale Vip

Gold AG reagon për vdekjen e aktori të “O Sa Mirë”: Allahu të mëshiroftë o vllau jem…

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:30
Arian Agushi dhe Art Kurti

Para pak minutash u bë e ditur që aktori i njohur në rolin e gjakovarit në serialin “O Sa Mirë”, Art Kurti ka ndërruar jetë.

I prekur nga ngjarja është prekur reperi i njohur, Arian Agushi. Dhimbjen e thellë e ka shprehur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Allahu të mëshiroftë o vllau jem,qe sa dit më thirre me ardh në Gjakovë e nuk munda me ardhë e tash e pa besushme që do t’vi në varrimin tënd. O Allah falja Xhenetin shokut tem e mëshiroje me mëshirën tënde o më i miri mëshirues.” Kishte shkruar Gold AG në këtë postim.

Ndryshe, në njoftimin e policisë thuhet se në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Person ky që mësohet të jetë Art Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat