E pranon se nuk është bukuroshe natyrale

Mediale Vip

E pranon se nuk është bukuroshe natyrale

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:38
Tyra Banks

Manekinia e njohur Tyra Banks, e cila është gjykatëse në shoun e popullarizuar “American Top Model”, ka pranuar se i është nënshtruar operacioneve plastike në fillim të karrierës.

Pasi që me vite kishte demantuar pohimet për operacion estetik, 44-vjeçarja më në fund vendosi t’i japë përgjigjen e vërtetë kësaj çështjeje.

Ajo në librin e saj “Perfect is Boring” ka sqaruar se në fillim të karrierës kishte bërë korrektimin e hundës para më shumë se dy dekadash.

“Kisha eshtra në hundë që nuk më lejonin të marr frymë si duhet dhe për këtë arsye isha e detyruar t’i nënshtrohesha operacionit. Ndjej përgjegjësi të them të vërtetën”, ka sqaruar ajo.

Tyra në një bisedë për revistën People ka konfirmuar se ende nuk ka bërë kurrfarë trajtimesh për rinim, por insiston se do të duhet të jetë e sinqertë kur flasim për pamjen.

“Korrektoni këtë ose pranoni ashtu sikurse jeni. Mendoj se femrat mund t’i bëjnë të dyja. Ka kufij, ose jeni shumë natyrale, ose jetoni te kirurgu plastik. Është në rregull të shkoni përpara-mbrapa nëpër këtë kufi. Ne si femra duhet të ndalojmë të gjykojmë njëra-tjetrën”, konkludon Tyra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat