Eminem festoi arritjen e madhe! 10 vjet pa drogë e alkool

Mediale Vip

Eminem festoi arritjen e madhe! 10 vjet pa drogë e alkool

Më: 25 prill 2018 Në ora: 09:57
Eminem

Marshall Mathers i njohur për publikun e gjerë si Eminem, ka arritur që tash e 10 vite të qëndoi pa konsumuar drogë e alkool.

Në vitin 2007 ai tejkaloi një gjendje të rëndë që po i shkaktonte vdekjen dhe kjo bëri që reperi të hiqte përgjithmonë dorë nga alkooli dhe droga.

Sipas Eminem kjo ka qenë mënyra më e mirë për t’a shëruar veten pas tentativave të shumta në disa qendra të njohura rehabilitimi.

Ai është rikthyer në kohë për t’a kujtuar gjendjen e frikshme nëpër të cilën kishte kaluar, realitet ky që e ka vetëdijësuar.

‘’ Sikur të isha në spital rreth dy orë më vonë, do të kisha vdekur. Organet e mia nuk po funksiononin më mëlçia, veshkat, gjithçka. Ata nuk mendonin se do ta bëja diçka të tillë për tu shëruar. Fundi im do të ishte vdekja’’, ka thënë 45 vjeçari për ‘The Fix’.

Sot ai është në një gjendje shumë të mirë, andaj para pak ditësh nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram ua ka kujtuar ndjekësve që Eminem tashmë mund të quhet ‘i shëruar’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat