Dwayne Johnson bëhet baba për herë të tretë

Mediale Vip

Dwayne Johnson bëhet baba për herë të tretë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:53
Dwayne Johnson

Aktori i famshëm, Dwayne Johnson, i njohur për publikun si “The Rock” është bërë baba për herë të tretë.

Lajmin e ka dhënë vetë aktori i cili ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke mbajtur të bijën në kraharor dhe një dedikim të gjatë për vogëlushen.

“I bekuar dhe krenar që erdhi në jetë një tjetër vajzë e fortë. Tiana Gia Johnson erdhi në këtë botë si një forcë e natyrës dhe mami Lauren e lindi si një rockstar. Unë jam rritur dhe rrethuar gjithë jetën nga gra të forta, por pasi asistova në lindjen e Tias, është e vështirë të shpreh dashurinë, respektin dhe admirimin që kam për Lauren dhe të gjitha mamatë.

Por nëse do vërtet të kuptosh momentin më të fuqishëm që jeta të ofron, shiko fëmijën tënd kur të lindë. Të ndryshon jetën dhe respekti e adhurimi që ke për një grua, do jetë i pafundmë.

Vajzës time të tretë Tia i them se do ta dua, mbroj, udhëzoj dhe do ta bëj të qeshë derisa të jem gjallë. Babi jot i çmendur ka disa përgjegjësi në këtë botë, por të jem babi jot është ajo që më bën më krenar”, shkruan aktori në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat