Zanfina Ismaili me dedikim prekës kujton nënën në dyvjetorin e vdekjes

Mediale Vip

Zanfina Ismaili me dedikim prekës kujton nënën në dyvjetorin e vdekjes

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:37
Zanfina Ismaili

Dy vjet më parë, nëna e këngëtareve të njohura, Adelina dhe Zanfina Ismaili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

Pikërisht në dyvjetorin e vdekjes së Mona Ismailit, e bija e saj, Zanfina e ka kujtuar nënën me një dedikim shumë prekës.

“Kam mendu që kam mu plak bashkë me ty e kena me përjetu shumë, shumë sene bashkë. Kurrë se kam mendu që një sëmundje na ndan kaq shpejt…tash kanë mbetë kujtimet, këshillat e tua edhe dëshirat që i ke pasë për mu. Çdo orë, minutë e sekondë më mungon. Të dua mami”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Zanfina jo vetëm përmes këtij postimi ka shprehur dhimbjen dhe mallin që ndjen për të ëmën e ndjerë, pasi ajo shumë shpesh poston fotografi dhe thënie emocionuese për të.

Njejtë ka vepruar edhe Adelina Ismaili, që bashkë me Zanin, siç e quan ajo motrën e vogël dhe motrën tjetër, Emën, kanë qenë shumë të afërta me të ëmën.

Madje Mona Ismaili ishte edhe menaxherja e dy bijave të saj në karrierën e tyre muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat