Ish-partneri i Ana Likës çmendet për Kejvina Kthellën, ia shpreh dashurinë në publik

Mediale Vip

Ish-partneri i Ana Likës çmendet për Kejvina Kthellën, ia shpreh dashurinë në publik

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:35
Ana Lika dhe Kejvina Kthella

Aktorja e njohur Ana Lika ka qenë pjesëmarrëse në emisionin ‘Dancing with the stars’ krah moderatorit të njohur Albi Isakaj. Çifti kanë konkuruar disa javë në kërcim, në garë me çifte të tjerë të njohur të estradës.

Ana qëndron shpesh aktive në profilin e saj në ‘Instagram’, ku publikon foto e video nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi ajo është shfaqur në shoqërinë e velinës së ‘Xing me Ermalin’, Kejvina Kthellës. Vajzat publikojnë here pas here foto së bashku dhe duket se ja kalojnë mire në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Mirëpo ajo që i ka habitur të gjithë është njëri prej komenteve në foton e Kejvinës në ‘Instagram’. Edhe pse ato janë shoqe, ish-partneri i Ana Likës i ka lënë një koment Kejvinës në foton e saj.

“Copë ylli”, shkruan Albi Isakaj në postimin e saj, ndërsa velina ka vendosur të mos i përgjigjet por vetëm i ka dhënë like komentit të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat