Gold-Ag, shkon për varrim të shokut, në të njëjtën kohë pozon e poston fotografi në Instagram!

Mediale Vip

Gold-Ag, shkon për varrim të shokut, në të njëjtën kohë pozon e poston fotografi në Instagram!

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:59
Gold-Ag dhe Art Kurti

Vdekja e aktorit të serialit ‘O sa mire’ , Art Kurti shokoi pothuajse të gjithë njerëzit që kanë pasur mundësinë të njohin këtë të ri.

Përpos kësaj, shumë artistë që nga dje përkujtuan Artin, si një djalë shembullor.

Ishte pikërisht reperi, Gold-Ag i cili reagoj menjëherë pas lajmin për ndarje nga jeta e aktorit, Arti.

Ky i fundit madje sot ka udhëtuar për në Gjakovë, bashkë me aktorin tjetër të ‘O sa mire’, i njohur si ‘Bambi’.

Ajo çfarë bie në sy është se pavarësisht dhimbjes së familjarëve, miqve dhe kolegëve të Artit, Gold-Ag ka gjetur kohë që të fotografohet dhe të postojë fotografi në Instagram, përderisa po bëhet varrimi i të ndjerit.

Gold-Ag dhe aktori tjetër shihen pranë njëri-tjetrit duke pozuar para xhamisë në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat