Vdes njëra ndër femrat më të bukura në planet

Mediale Vip

Vdes njëra ndër femrat më të bukura në planet

Më: 1 maj 2018 Në ora: 17:47
Pamela Gidley

Pamela Gidley, e njohur për nga roli i Theresa Banks në filmin “Twin Peaks”, ka ndërruar jetë në jetën 52-vjeçare.

Ajo ka vdekur në shtëpinë e saj në Nju Hempshir. Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, transmeton AP.

Ish-manekinia për herë të parë u paraqit në filmin "Thrashin" në vitin 1986, ndërsa u bë e famshme me rolin në “Twin Peaks”.

Ajo u tërhoq nga bota e filmit në vitin 2012, për t’u përkujdesur për të vëllain e sëmurë. Atë kohë ajo u zhvendos nga Los Anxhelos në Nju Hempshir, transmeton KosovaPress.    

Mediat shkruan se aktorja ishte tërhequr nga filmi për shkak të ndarjes së dhimbjes nga i dashuri James Low, në vitin 2008. Pamela nga ajo kohë ishte kryesisht single, pavarësisht thashethemeve për një lidhje të mundshme me producentin Jimmy Lawine.

Përveç filave, Pamela do të mbahet mend edhe si njëra ndër femrat më të bukura në planet.  Ajo si 19-vjeëare mori këtë titull në garat në Sidnei, pas të cilës nisi të merrej me modelim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat