Rita Ora dhe Ermal Meta do të mbajnë koncerte në Tiranë

Mediale Vip

Rita Ora dhe Ermal Meta do të mbajnë koncerte në Tiranë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 21:51
Rita Ora dhe Ermal Meta

Në muajin qershor në sheshin “Skënderbej” do të vijnë dy këngëtarët e famshëm me orgjinë shqiptare, Rita Ora dhe Ermal Meta.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili një ditë më parë tha se këtë sezon vere kryeqyteti do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore.

“Kjo do të jetë një verë fantastike për Tiranën. Ndaj, është mirë që plazhin ta bëjmë në det, por ama mbrëmjet në Tiranë sepse do të kemi aktivitete pafund. Në datën 9 maj do të festojmë në shesh Ditën e Europës me një super koncert. Në 12 maj do të jetë Festivali i Ngjyrave te sheshi ‘Nënë Tereza”, ndërkohë që në datën 1 qershor do të vijë Ermal Meta”, tha Veliaj, teksa zbuloi se në datën 3 qershor do të jetë në Tiranë një tjetër emër i rëndësishëm, e cila si Ermali është me origjinë shqiptare.

“Në datën 3 qershor do të jetë këtu Rita Ora. Por, meqë jeni kaq entuziast nuk po ju them surprizat e tjera të qershorit dhe korrikut, por e di që keni votuar pafund dhe do të bëjmë çmos që të gjithë artistët që janë në tur në Europë të kenë patjetër një stacion në Tiranë”, siguroi Veliaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat