Bleona Qereti: Nuk më duhet dashuria jote

Mediale Vip

Bleona Qereti: Nuk më duhet dashuria jote

Më: 7 maj 2018 Në ora: 22:38
Bleona Qereti

Bleona Qereti ka kohë që është shpërngulur të jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja shqiptare me sukses po krijon një karrierë artistike përtej oqeanit Atlantik, ku po sjell edhe mesazhe dhe imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Bukuroshja që prej ndarjes nga i dashuri Gani, nuk e kemi parë me ndonjë të dashur të ri, megjithëse, ishte e rrethuar me shumë meshkuj.

Por, duket se ajo kishte një të dashur sekret pasi që së fundi ka lënë një mesazh teksa thotë se nuk i duhet dashuria e tij.

 

???? I don’t need your love.....

A post shared by Bleona (@bleona) on

“Nuk më duhet dashuria jote”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, ku nuk dihet se kujt i drejtohet kështu zeshkania.

Ajo së fundmi ka publikuar në platformat online këngën e saj më të re “Wicked Love”, i cili po pëlqehet prej fansave.

Ndryshe, këngëtarja do të sjell edhe këngë të tjera gjatë muajve në vijim dhe do të mbajë disa koncerte. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat