“Ahh Blendi, shoqja e mamit tim vdes për ty..'Fëmijët sikletosin Fevziun

Mediale Vip

“Ahh Blendi, shoqja e mamit tim vdes për ty..'Fëmijët sikletosin Fevziun

Më: 7 maj 2018 Në ora: 23:42
Blendi Fevziu

Fëmijët e pritën gazetarin Blendi Fevziu tërë kërshëri. 

Të kënaqur për prezencën e tij këtë të hënë në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, pyetjet për gazetarin ishin të shumta. 

E mes humorit dhe duartrokitjeve të publikut, Fevziu ia “rrëmbeu” zemrat fëmijëve, të cilët i mblodhi rreth vetes dhe u tha që të bënin pyetjet që dëshironin ata.

Por pa nisur ende mirë, si gjithnjë nuk munguan batutat e Uejsit.
Uejsi: E di ti që një shoqja e mamit tim vdes për ty. Kur del ti në “Opinion” thotë: Ah Blendi… Po mos e kërko emrin se është e martuar dhe mos bëhet burri xheloz”.
Fevziu: Jo jo nuk bëhet.
Uejsi: Po u bë ika unë me vrap…
Fevziu: Po u bë burri xheloz ikim me vrap të gjithë ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat