Ilda Bejleri nis karrierën si aktore në Itali, si u ndie mes protagonistëve të famshëm

Mediale Vip

Ilda Bejleri nis karrierën si aktore në Itali, si u ndie mes protagonistëve të famshëm

Më: 12 maj 2018 Në ora: 13:31
Ilda Bejleri

lda Bejleri është një prej prezantuesve më të komentuara të emisioneve sportive, duke qenë se krahas shfaqjeve në ekran ajo tërheq vëmendjen edhe me fotot “hot”, që poston shpesh në rrjetet sociale. Por, së fundi, Ilda e ka sfiduar veten me hyrjen në një terren të ri, atë të kinemasë, duke qenë se do e shohim si aktore për herë të parë në një film të ri italian.

Moderatorja e “Supersport” dhe një nga imazhet e “Digitalb” ka pozuar nën logon e “Netflix”, teksa ka bërë edhe një njoftim të rëndësishëm. Në foton e postuar në “Instagram”, ajo njofton se do të shfaqet këtë herë në një sfidë të re, atë të aktores.

Ilda Bejleri do të jetë pjesë e filmit “Rimetti a noi i nostri debiti”, me regji të Antonio Morabito, që rrëfen historinë e Guidos (që luhet nga aktori Claudio Santamaria), i cili mundohet të ecë përpara në jetë si të mundet. Ilda luan rolin e një vajze të bukur në një diskotekë, rol për të cilin ajo do të flasë më vonë.

“Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen të parë si aktore”, shkruan Ilda në “Instagram”. E pyetur për angazhimin ndryshe në kinema, muaj më parë, ajo u përgjigj: “Shumë shpejt do e prezantojmë dhe filmin e ri. Mendoj të shijoj atë eksperiencë të bukur që pata mundësinë të përjetoj me aktorë shumë të njohur në Itali, sepse, me thënë të vërtetën, ishte diçka fantastike. Hera e parë për mua në një shesh xhirimi, ishte e paharrueshme”, shprehet Ilda.

Mes aktorëve të njohur italianë si Claudio Santamaria, Marco Giallini, Jerzy Stuhr, përveç Ildës luan dhe një tjetër aktore shqiptare, Flonja Kodheli. “Rimetti a noi i nostri debiti” është filmi i parë italian që shfaqet në Netflix.

Premiera e filmit do të jetë në Tiranë pas dy javësh, ndërkohë që mediat italiane e kanë komentuar si një produksion të rëndësishëm kinematografik.

Ilda Bejleri njihet si gazetare dhe moderatore e emisioneve sportive në “Digitalb”, por edhe si prezantuese ku spikati së fundi me spektaklin “Kthimi i Dallëndysheve”. Pasionin e saj për aktrimin, Ilda e ka shfaqur në realizimin e spoteve publicitare për pratformën “Digitalb”, siç ishte ai i transmetuar në prag të 14 shkurtit, ditës së dashurisë.

Prezantuesja e “Supersport”, e krahasuar me spanjollen Sara Carbonero ka thyer tabu, duke guxuar me spote të tilla televizive, që edhe aktoret profesioniste e mendojnë dy herë për ta luajtur ose jo një rol të tillë në kinemanë shqiptare.

Në spotin e cilësuar të guximshëm me skena në limitet e erotikës, Ilda dhe partneri i saj balerini Kris Dalipi, në fillim u shfaqën me maskat e famshme të ballove, për t’i hedhur ato më pas e për të hyrë në aksion të vërtetë erotik, duke përfunduar të dy të lagur në dush, skena të ngjashme me filmin “Fifty Shades Darker”. Le të shohim se si do të vlerësohet loja aktoriale e Ildës në produksionin e ri italian.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat