Një ditë më parë, në media të ndryshme qarkulloi lajmi se marrëdhënia midis dy këngëtareve të njohura Orinda Hutës dhe Elvana Gjatës ishte ftohur. Sipas shkrimeve, dy vajzat e ekranit shqiptar ishin zënë dhe kanë kohë që nuk flasin me njëra-tjetrën.
Gjithashtu thuhej se shkak i kësaj situate ishte pikërisht sherri i Orindës me këngëtarin Flor Mumajesi, e si rrjedhojë dhe raporti i moderatores e Elvanës kishte ndryshuar.
Por pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë Huta, e cila ka sqaruar se si qëndron e vërteta. Orinda në një “Instastory” ka shpërndarë një foto të lajmit të përfolur dhe përmbi të ka shkruar: “Kush i tha këtyre që ne i kemi ngrirë marrëdhëniet”, duke etiketuar edhe këngëtaren e njohur.