Chris Hemsworth serish në Thor

Mediale Vip

Chris Hemsworth serish në Thor

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:52
Chris Hemsworth

Aktori i njohur ka bërë të ditur se do të vazhdojë të luajë në serinë e njohur Thor.

34-vjeçari është shprehur i bindur se do të reprizojë rolin e superheroit të Marvel në filmat e ardhshëm, pasi u zbulua se kontrata e tij do të vazhdojë pas Avengers 4, i cili lansohet në vitin 2019.

Duke iu përgjigjur lajmit se 'Avengers: Infinity War' ka pasur një hapje të madhe në vikendin në Kinë, Chris ka falënderuar fansat në Instagram për vazhdimin e mbështetjes për karakteret e filmit të Marvel Universe.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi t'i futim ato për ju, nëse na lejoni," ka shkruar ai.

Ndryshe, në janar, Chris pranoi se dëshiron të luajë serish në rolin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat