Luana Vjollca preku zemrat e të gjithëve natën e parë të Ramazanit

Mediale Vip

Luana Vjollca preku zemrat e të gjithëve natën e parë të Ramazanit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:48
Luana Vjollca

Moderatorja Luana Vjollca ka uruar dje të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit dhe një agjërim të lehtë.

Në këtë ditë ajo i është gjendur pranë një familje në nevojë që i ka kujtuar vuajtjet e së ëmës. 

Luana ka udhëtuar drejt Ferizajt për të takuar një familje në nevojë dhe për të shtruar një iftar ndryshe për ta.

Moderatorja ka postuar edhe foto me familjen, të cilët duken të lumtur nga prania e saj.

'Sot vendosa ta festoj me ju naten e pare te Ramazanit. Vendosa te shtroj nje iftar ndryshe bashke me @blerinakllokoqirugova dhe @gentoska ne nje familje historine e se ciles e degjova rastesisht, ishte kaq shume e ngjashme me historine e familjes time. 1 nene qe sakrifikon jeten e saj per tja dal e vetme me 3 femije te vegjel... njesoj si nena jone. Heroina!!!Ishte shume pak ajo cfare une bera por ishte aq bukur dhe u kenaqem aq shume!!Deshira e tyre ishte qe te postoja foto me ta,une po e bej duke ju thene te gjitheve ju qe keni sadopak mundesi,ndihmoni SOT!Ndonjehere jeta na rremben ne rutinen e vet dhe pavarsisht deshires nuk bejme aq sa duhet per njerezit ne nevoje! Dikush sot ,dikush neser per ta eshte SHUME. Gezuar Ramazanin te gjithe besimtareve mysliman!' ka shkruar Luana duke sensibilizuar personat që tu gjender pranë sadopak familjeve në nevojë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat