TopAwards/ Alban Skënderaj në “Top 3” me këngën e re!

Mediale Vip

TopAwards/ Alban Skënderaj në “Top 3” me këngën e re!

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:59
Alban Skënderaj dhe Mc Kresha

Ai është një ndër artistët që asnjëherë nuk zhgënjen dhe këtë gjë ka bërë edhe me projektin e fundit.

Ndërkohë që kanë kaluar vetëm tre javë nga publikimi i tij më i ri, në bashkëpunim me Dj Sardi, Alban Skënderaj ka nxjerrë në treg në tjetër bashkëpunim. Kësaj radhe artisti i talentuar shqiptar ka bashkuar fuqitë me reperin e dashur, Mc Kresha, dhe kanë sjellë këngën me titull “Ping Pong”.

Edhe pse nuk ka ardhur e shoqëruar me një videoklip, kjo këngë ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke u bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Me tekst dhe melodi të Albanit dhe Mc Kresha, ky bashkëpunim ka rrëmbyer menjëherë vendin e tretë, duke u shndërruar brenda një javë në një prej tre këngëve më të dëgjuara.

Albani vazhdon të jetë në “The Top List” edhe me 6 projekte të tjera muzikore të cilat janë renditur mjaft mirë në listë.

“Dhurata”, “Nuk je vetem”, “1000 Premtime”, “Stoli i Trendafilave”, “’93” dhe “Dikur” renditen përkatësisht në vendin e 45-të, 58-të, 60-të, 70-të, 72-të dhe 79-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat