Princi Harry dhe Meghan Markle janë burrë dhe grua

Mediale Vip

Princi Harry dhe Meghan Markle janë burrë dhe grua

Nga: Bota sot Më: 19 maj 2018 Në ora: 07:34
Princ Harry dhe Meghan Markle

(E plotësuar) - Ata thanë “po”! Princi Harry i Anglisë lidhi kurorë mesditën e sotme me aktoren amerikane Meghan Markle, duke u bërë kështu burrë dhe grua.

Të emocionuar që të dy, ata shkuan në altar ku morën bekimin për nisjen e rrugës së re, si bashkëshortë.

Meghan u shoqërua në altar nga vjehrri, princi Charles, ku u shfaq me një fustan klasik sateni dhe me një vello tejet të gjatë.

Ndërsa Harry me kostumin klasik mbretëror, duke pritur Meghan, të cilës i pëshpëriti teksa mbërriti në altar, “Dukesh e mrekullueshme!”. 

Deri në kishë Meghan u shoqërua nga e ëma, ndërkohë që Harry, nga vëllai, trashëgimtari i fronit princi William.

Nusja u shoqërua në altar nga babai i dhëndrit, princi Charles, për shkak se babai i Meghan, Thomas Markle nuk është i pranishëm në ceremoni.

Image

 

Image
Image
Image
Image

 

Princ Harry dhe Meghan dalin para altarit, Harry: Dukesh fantastike!

Meghan Markle ka mbërritur në kishë në ceremoninë martesore me princin Harry, duke u shfaqur e mrekullueshme nën fustanin e bardhë.

Meghan Markle hyri në kishën ku do të martohej me Princin Harry me një fustan të bardhë, të thjeshtë dhe shumë të bukur.

Harry i kapi dorën dhe i tha se dukej fantastike, përpara se të falenderonte babain e tij, Princin Charles, i cili e shoqëroi deri në altarin e kishës Shën Xhorxh nusen.

Ceremonia e shkëmbimit të unazave u pa nga miliona persona në të gjithë botën.

Mësohet se fustani është dizenjuar nga Clere Keller e Givenchy.

***

Nusja Meghan Markle ka arritur në altarin, ku pas pak do t’i jap fund beqarisë me Princin Harry. E veshur me vello të bardhë, Meghan po duket përrallore.

Image

****

 Princ Harry ka mbërritur në Kishën e Shën Gjergjit në Windsor. Ai është shfaqur me uniformë të zezë.

Pas pak pritet të mbërrijë edhe nusja, e cila është nisur nga Berkshire për Windsor Castle me nënën e saj.

Shfaqet nusja

 Meghan Markle ka nisur udhëtimin e saj të fundit për t'u martuar me princin Harry duke i dhënë botës pamjen e parë botës e veshur si nuse.

36-vjeçarja dukej mahnitëse me vello të bardhë derisa po largohej nga Cliveden House Hotel në Berkshire për Windsor Castle me nënën e saj, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

 
 
 
Image
Image

 

 

 

 

Dasma mbretërore: Arrijnë edhe ish të dashurat e Princit Harry

Dy ish të dashurat e Princit Harry po marrin pjesë në dasmë.

Cressida Bonas e cila ishte në lidhje me Harry prej 2012 deri në vitin 2014 dhe Chelsy Davy që ishte në lidhje me princin prej vitit 2004 deri 2010.

Ato janë midis 600 të ftuarve në dasmë që do të zhvillohet edhe pak orë në Londër.

Image

Kështu duket altari ku do të martohet Princ Harry me Meghan

Meghan Markle do të ecë nën një kulm mahnitës të luleve të bardha të dëborës, derisa Princi Charles e përcjell atë deri në altar.

Një ekip floristësh kanë përfunduar mbrëmë detajet e fundit në kopshtin e Kishës së Shën Gjergjit në Windsor, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Fotot tregojnë se aty është ngritur një hark mesatar me lule, duke përdorur trëndafila, lule të bardha  dhe tri lloje gjethesh.

Image

Çifti Clooney dhe Beckham arrijnë në dasmën mbretërore

Të famshëm të tjerë kanë arritur në dasmën mbretërore në Londër.

Deri tani janë parë George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal si dhe David e Victoria Beckham.

Sipas BBC, më vonë është parë edhe aktorja Caret Mulligan me burrin e saj Marcus Mumford.

Princi Harry edhe pak orë martohet me Meghan Markle.

Image

***

Të ftuarit e famshëm kanë nisur të mblidhen në ceremoninë e martesës së Princit Harry me Meghan Markle.

Aktori Idris Elba dhe Oprah Winfrey ishin ndër të parët që arritën.

Poashtu, është parë edhe James Blunt.

***

Sot është dita kur Princ Harry do të martohet me të fejuarën e tij Meghan Markle dhe ai tashmë është rrugës për në Windsor Castle, ku mbi 100 mijë njerëz që kanë dalë për ta parë nga afër dasmën mbretërore.

Harry e ka shijuar natën e fundit të beqarisë me vëllain e tij Prince William në Coworth Park, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Ndërsa, mysafirët tashmë kanë filluar të mblidhen në Windsor Castle, për ditën e madhe, dasmën mbretërore, ku nuk ka pasur dasmë që nga viti 2011 kur Prince William u martua me Kate.

Ndryshe, Meghan do të shoqërohet në altar nga Princ Charles./BS/

Image
Image

Sot dasma mbretërore, Princ Harry martohet me Meghan Markle

Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Windsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.

Rreth 100 000 persona pritet që të qëndrojnë anës rrugëve, me shpresën se do të shohin sadopak çiftin e lumtur.

600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit.

Ajo që ka rënë në sy në janë forcat e shtuara të policisë. Snajperë në tarraca, ushtarë të armatosur që patrullojnë rrugët, por jo vetëm. Mediat shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan.

Kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses.

****

Stand By Me do të jetë ndër himnet në një rend modern të shërbimit, pasi Princi Harry martohet sot me Meghan Markle në dasmën mbretërore të shumëpritur.

Planet për ceremoninë në Chapel të St George's, Windsor, përfshijnë formulimin modern të premtimeve të martesës së bashku me himnin Guide Me, O Thou Great Redeemer, që u luajt në funeralin e Princeshës Diana. Motra e Dianës, Lady Jane Fellowes, gjithashtu do të japë një lexim, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Meghan nuk do të premtojë t’i "bindet" Princit Harry, në një version bashkëkohor të zotimeve duke përdorur gjuhën moderne si 'ti' dhe jo 'teje'.

Dukesha e Kembrixhit nuk premtoi t’i "bindej" Princit William në vitin 2011 dhe as nëna e Harry, Princesha e Uellsit në vitin 1981, kur u martua me Princin e Uellsit.

Michael Curry, kreu i Kishës Episkopale në Shtetet e Bashkuara, do të japë predikimin.

Meghan nuk do të përcillet në altar nga babai i saj Thomas Markle por nga Princi Charls, ku babai nuk do të jetë i pranishëm, por nëna e saj po, e cila mbrëmë ka arritur në hotel me të bijën, kjo e fundit duke qëndruar larg princit në natën e fundit të beqarisë.

Princi dhe nusja e aktores së tij amerikane do të zotohen për njëri-tjetrin me fjalët "në të mirë, në të keq, në të pasur e të varfër, në sëmundje dhe shëndet, për të dashur dhe për të ushqyer, derisa të bëhemi pjesë e vdekjes".

Në pjesën Deklarata e shërbimit, ata gjithashtu do të premtojnë të duan, ngushëllojnë, nderojnë dhe mbrojnë njëri-tjetrin dhe të jenë besnikë për njëri-tjetrin për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Kensington Palace tha se 'si çdo çift i martuar, Princi Harry dhe Znj. Markle kanë marrë shumë kujdes në zgjedhjen e të gjitha elementeve për shërbimin e tyre'.

Zgjedhjet orkestrale përfshijnë veprat e Johann Sebastian Bach, Edward Elgar, Gabriel Faure dhe Franz Schubert. Në përputhje me traditën e dasmës mbretërore, Himni Kombëtar do të luhet në fund.

Një ditë para dasmës, Princ Harry doli para turmës jashtë Ëindsor Castle me vëllain e tij, ku i përshëti ata dhe tha se është i entuziazmuar për dasmën./BS/

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat