Edhe pse i ri në moshë, Fero po pritet mirë nga audienca.
Ai është anëtar i labelit “On Records” dhe kohën e fundit shumë shpesh ka publikuar këngë të reja.
Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka “thumbuar” kolegët me postimin e tij të fundit, lidhur me çështjen e ndjekësve në Instagram.
“A jom i vetmi artist qe asnihet nuk e kom sponsorizu instagramin”, ka shkruar Fero në statusin që la në Insta-Story.
Kujtojmë që projekti i fundit i tij është “Mamacita”, këngë kjo në duet me Sparksin.