Gjatë ditës së djeshme, është dhënë lajmi se këngëtarja kosovare, Era Istrefi do të performojë himin e Kampionatit Botëror të Futbollit.
Ajo do të performojë bashkë me Will Smithin, ndërsa kënga është prodhuar nga DJ Deeplo, arritje kjo shumë e madhe për këngëtaren, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja pas këtij lajmi, ka publikuar një video ku shihet me një top futbolli në duar dhe me nënshkrimin e saj dhe të një tjetër personi, që supozohet të jetë i Will Smithit, e që në një aspekt ka konfirmuar sërish lajmin për suksesin e arritur.
Kujtojmë që Kampionati Botëror do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi.