Gjatë ditës së djeshme, Rezarta shkurta kishte publikuar një imazh me të cilin njoftoi të gjithë se Xhensila do të sjell një befasi.
Të gjithë fansat e këngëtares aluduan në atë që Xhensila po sjell projekt të ri muzikor.
Por, këngëtarja kishte vendosur që të realizojë një fotosesion dhe video në muajt e fundit të shtatzënisë.
E veshur me një fustan pink, këngëtarja dukej më e bukur se asnjëherë më parë, teksa po mbante barkun e rrumbullakosur në ambientin përplot lule.
“Po i ndaj kto foto pak jave para se e vogla ime te vije ne jete. Mezi te pres e vogla ime”, ka shkruar ndër të tjera ajo në një prej këtyre imazheve.