Jonida Shehu tregon publikisht premtimin që bashkëshorti i saj nuk e ka mbajtur

Mediale Vip

Jonida Shehu tregon publikisht premtimin që bashkëshorti i saj nuk e ka mbajtur

Më: 21 maj 2018 Në ora: 07:56
Jonida Shehu me bashkëshortin

Jonida Shehu është një nga personazhet e ekranit e cila përpiqet ta mbajë familjen e saj jashtë vëmendjes së publikut.

Këtë herë ka bërë një përjashtim dhe ka treguar një “pabesi” që bashkëshorti i saj i ka bërë.

Pjesë e rubrikës ‘Për drekë me mua’ me dietologen Blerina Bombaj, Jonida ka treguar një nga premtimet që bashkëshorti i ka dhënë por që ende nuk e ka mbajtur.

“Përpara se të lindte vajza, më premtoi se do më ndihmonte, por nuk rezulton kështu”- ka thënë gazetarja e cila duket se aktualisht është nënë me kohë të plotë.

Tani që Jonida e bëri publike pakënaqësinë që ka, me siguri bashkëshorti i saj do të vihet në sedër për ta mbajtur premtimin e dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat