Luana Vjollca falënderon fansat në Instagram: Një milion e 100 mijë puthje reale për ju

Mediale Vip

Luana Vjollca falënderon fansat në Instagram: Një milion e 100 mijë puthje reale për ju

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:08
Luana Vjollca

Bukuroshja Luana Vjollca është pa diskutim një prej personazheve më të përfolur në media.

Së fundmi, ajo së bashku me motrën e saj, Marina Vjollcën, vizituan parlamentin e Shqipërisë së bashku me fëmijët jetimë.

Luana është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

E numri i fansave që e ndjekin atë në rrjetin social Instagram është vërtet i madh.

 

1 Milion e 100 mije puthje REALE per Ju.

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Plot një milion e 100 mijë është numri i ndjekësve që Luana numëron në këtë rrjet sociale, teksa së fundmi përmes një fotografie ka vendosur t’i falënderojë ata.

Luana ka hedhur në Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan me lule, teksa shkruan në mbishkrimin e saj falënderimin për fansat.

“Një milion e 100 mijë puthje reale për ju”, ka shkruar bukuroshja Vjollca në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, është bërë e ditur se shumë shpejt, ajo pritet të sjellë një duet me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Bujar Qamilin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat