“Jemi me fat”! Publikohen fotot zyrtare nga dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle

Mediale Vip

“Jemi me fat”! Publikohen fotot zyrtare nga dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle

Nga: Bota sot Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:58
Foto zyrtare nga dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle

Janë publikuar fotot zyrtare të dasmës mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle.

Fotografitë e ditës së tyre të madhe janë publikuar me mesazhin “ndihemi me fat”, duke falënderuar të gjithë për mesazhet e tyre, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Fotoja më e bukur është ajo kur çifti janë ulur në terracën e Windsor Castle, ku Meghan qëndron e mbështetur në këmbën e Princit, ndërsa që ai i buzëqesh kamerës.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it dëshirojnë t’i falënderojnë të gjithë që morën pjesë në festimin e dasmës së tyre të shtunën. Ata ndihen me fat që kanë mundur të ndajnë ditën e tyre të madhe me gjithë ata mysafirë në Windsor dhe të gjithë ata që e kanë shikuar dasmën përmes televizorit në gjithë Britaninë, Commonwealth dhe gjithë botën”, tha zëdhënësi i Kensington Palace.

'Lartësitë e tyre mbretërore janë të kënaqur me këto portrete zyrtare të realizuara nga Alexi Lubomirski dhe janë të lumtur që mund t’i ndajnë ato sot. Ata gjithashtu do të donin të thoshin faleminderit për të gjitha mesazhet bujare dhe mbështetjes që kanë marrë”, thotë ai më tej.

Çifti realizoi fotot nga fotografi 42 vjeçar Alexi Lubomirski, mbrojtësi i fotografit Mario Testino, i cili ishte shumë i pëlqyer Princesha Diana, e ëma e Harry-t.

Zgjedhjet e Meghan dhe Harry të imazheve zyrtare mund të shihen si faza e ardhshme e revolucionit të tyre mbretëror./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat